Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Sa i rëndësishem është leximi te foshnjat?

$
0
0

Mjekët amerikanë pohojnë se është e rëndësishme që prindërit të fillojnë të lexojnë për fëmijët e tyre para se ato të futen në shkollë.

Deklarata nga Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që mjekët pediatër t’i këshillojnë prindërit që t’u lexojnë rregullisht fëmijëve të tyre, duke filluar që në foshnjëri dhe duke vazhduar të paktën derisa fëmija të hyjë në parashkollorë.

Leximi fëmijëve në moshë të re e nxit lidhjen prind-fëmijë dhe inkurajon zhvillimin e aftësive të hershme për shkrim-lexim të cilat janë të nevojshme në shkollë, thuhet në deklaratë.

AAP (American Academy of Pediatrics) gjithashtu rekomandon që mjekët pediatër të ofrojnë libra gjatë kontrolleve shëndetësore të fëmijëve me të ardhura të ulëta, të cilët kanë rrezik të lartë që të kenë aftësi të dobëta të leximit.

“Leximi i rregullt fëmijëve të vegjël stimulon modele optimale të zhvillimit të trurit dhe forcon marrëdhëniet prind-fëmijë në një kohë kritike në zhvillimin e fëmijës, e cila, si rezultat, ndërton gjuhën, shkrim-leximin, dhe aftësitë sociale-emocionale të cilat zgjasin tërë jetën”, thotë deklarata, transmeton albeu.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>