Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Kurrë mos i thoni fëmijës “vdeksha unë për ty”

$
0
0

​”Vdeksha unë për djalin apo vajzën”! Këtë shprehje, që e përdorim vënd e pa vënd, për të treguar se sa shumë i duam fëmijët, le ta lemë mënjanë, pasi e vetmja gjë, që bën kjo shprehje, është ajo, që shton pasigurinë.

Fëmija ka nevojë për shumë siguri dhe siguria nuk krijohet me shprehje të tilla.

Kur fëmija dëgjon një deklaratë të tillë nga i rrituri, bëhet konfuz.

E para, i deklarohet një gjë e pa mundur. Asnjëri nuk mund të marrë vdekjen e tjetrit, përveçse në raste ekstreme, kur e mbron me trup.

Por kjo nuk është një situatë e përditëshme, prandaj nuk duhet përmëndur.

Në të përditshmen gjithsecili jeton vetëm jetën e tij.

E dyta, i tregohet se i rrituri flet pa i menduar gjërat dhe pa marrë në konsideratë fëmijën.

E madje edhe pa menduar se si e përjeton fëmija atë, që dëgjon nga i rrituri.

Pa menduar, që i rrituri është modeli, e vërteta dhe mbështetja, për fëmijën, në rrugën e vështirë të rritjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>