Pas katër vitesh histori të bukur dashurie me diplomatin anglez Paul Edward Connolly, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini u celebrua të hënën e 7 shtatorit në Toscana.
Gjithçka ishte mbajtur sekret nga artistja, deri kur dasma përfundoi dhe ajo surprizoi miqtë e kolegët me fotot nga ceremonia private e organizuar në Villa di Corliano. Arsyeja? Sepse do të martohej larg vëmendjes së publikut dhe me të ftuar vetëm njerëzit më të afërt të çiftit.
Që kur mori propozimim për fejesë në muajin mars në Venecia, çifti nisi përgatitjet në mënyrë që gjithçka të ishte e kuruar deri në detaje për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Dhe ia arritën qëllimit, përderisa fotot ku pozonin nuse e dhëndër bënë xhiron e të gjitha portaleve, duke marrë mjaft komplimente e urime. Mes komenteve të ndryshme, kishte dhe prej tyre që shkruanin për Anjezen si nusja që kishte refuzuar të grimohej në ditën e saj, si dhe fakti qe ne dasme nuk kishte asnjë personazh nga radhët e kolegeve dhe kolegeve te saj.