Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Adrian Gaxha tregon të vërtetën për lidhjen me Luanën

$
0
0

Pas spekulimeve mediatike për një ribashkim të mundshëm të këngëtarit shqiptar nga Maqedonia me prezantuesen e njohur Luana Vjollca, Adrian Gaxha, më në fund ka folur dhe ka treguar të vërtetën. Në një intervistë për Prive.al, ai ka mohuar zërat se është rikthyer me bukuroshen 24-vjeçare, siç është folur së fundi në media:

“Po, e di, e kam këtë has këtë lajm disa herë, sidomos në portale, në Instagram e kështu me radhë, por nuk është e vërtetë që jemi rikthyer. Kemi pasur një lidhje para disa viteve dhe qysh atëherë, kemi mbetur në raporte njerëzore, si me çdo njeri normal.”

Sa për fotot në Ulqin, për të cilat lindën dyshimet se çifti mund të ishte rikthyer, këngëtari thotë se “ato janë foto të organizimit të Top Festit që është mbajtur në Ulqin, ku unë kam qenë pjesëmarrës. Por njerëzit i keqkuptojnë pak gjërat”,– e ka mbyllur Adriani këtë temë duke shuar kështu të gjithë zërat se ai dhe Luana Vjollca mund të jenë rikthyer.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>