Mamatë gjithmonë na kanë kritikuar ku na kanë parë duke konsumuar ushqim ndërkohë që jemi në këmbë.
Dhe në fakt hipotezë bie poshtë, pasi ushqyerja në këmbë ju sjell dobi shëndetësore që ju më parë nuk i keni ditur.
Ministria Finlandeze e Shëndetësisë, i ka këshilluar qytetarëve të saj që ushqimin ta konsumojnë herë pas here në këmbë pasi ul numrin e personave të prekur nga obeziteti.
Ekspertët e kanë përqendruar vëmendjen në atë se gjatë qëndrimit në këmbë, është e mundur të lexohen gazetat, të pihet kafja apo të shikohet televizori.
Ata paralajmërojnë se qëndrimi i tepër ulur, është i lidhur me çrregullimet me muskuj dhe eshtra, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut si dhe në shtimin e tepër të peshës.
Përveç kësaj, personi i cili qëndron ulur më shumë se 7 orë në ditë, çdo orë shtesë të qëndrimit ulur, rrit për pesë për qind më shumë rrezikun e vdekjes./GS/