Jeta di të jetë shumë e ashpër për dikë.
Feride Mehani, 73 vjeçare nga Podujeva jeton krejtësisht vetëm. Për ta rëndruar edhe më shumë këtë fakt, ajo është e verbër.
Që nga vdekja e burrit, 15 vjet më parë me të cilin nuk pati fëmije, ajo thotë se jetën e bënë më zor, në shtëpinë e vjetër. Në të janë bërë minjtë e insektet, të cilat disa here edhe i prek me dorë.
Ajo thotë se shumë rrallë e viziton dikush, por së fundmi këngëtari i njohur Labinot Tahiri e ka vizituar dhe i ka premtuar se do ti ndërtojë shtëpi.
“Miq të nderuar, ashtu siç premtova isha tek kjo zonjë dhe e vizitova. Ajo na tha, se do të na lajmëron se kur mundemi të bëjmë ndihmë për t’ia ndërtuar ose për t’ia rinovuar shtëpinë. Kush dëshiron, mundët të i ndihmojë me gjëra ushqimore. Sa i përket shtëpisë, për momentin nuk ishte e sigurt se a mundët aty ta ndërtoj shtëpinë “, ka shkruar Labi në murin e tij në Facebook.