Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Qelizat e shëndosha mjekojnë sklerozën

$
0
0

Transplantimi i qelizave nga palca e shtyllës kurrizore te pacientet të cilët vuajnë nga sëmundja e sklerozës mund ta ngadalësoje dukshëm zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Ketë e tregon një studim i cili është ende në fazën fillestare, rezultatet e të cilit do të publikohen në revistën “Lancet Neurology”, transmeton Telegrafi.

Participantët të cilët kanë qenë pjese e eksperimentit, kanë vërejtur përmirësime menjëherë pas transplantimit të qelizave të shëndosha në trupin e tyre.

Skleroza është një sëmundje autoimune në të cilën qelizat e sistemit imun sulmojnë fijet nervore.

Për ketë sëmundje aktualisht nuk ekziston trajtim adekuat, porse ekzistojnë vetëm barna të cilat ngadalësojnë përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes.

Sipas autorëve të studimit, është parë se qelizat e shëndosha mund të ndërtojnë një sistem të ri imun, i cili pengon atakun autoimun ndaj fijeve nervore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>