9 shenja që shfaqen në lëkurë, tregojnë se jeni të stresuar. Edhe atë:
Simptoma të stresit
Akne – Stresi mund të jetë arsyeja e shfaqjes së akneve dhe puçrrave në lëkurë, transmeton shendeti.al
Plagë në gojë – Plagët e vogla përreth buzëve ose në gojë mund të shkaktohen edhe nga stresi.
Lëkurë e yndyrshme – Stresi mund të rrisë prodhimin e yndyrës në lëkurë.
Lëkurë e acaruar – Nëse lëkura acarohet pa asnjë shkak, mund të jetë shenjë e stresit.
Lëkurë e thatë – Stresi mund të shkaktojë edhe humbje të ujit në trup dhe thatësi të lëkurës.
Skuqje – Stresi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës ose puçrra të vogla që fillojnë të acarohen.
Urtikarie – Ënjtje dhe acarim i lëkurës, që mund të shkaktohet si pasojë e stresit.
Stresi poashtu shkakton edhe disa dëme të tjera, si:
Pengon shërimin e plagëve – Stresi pengon shërimin e shpejtë të gërvishtjeve ose plagëve në lëkurë.
Përkeqëson gjendjen shëndetësore – Sëmundje si ekzema, psoriasi apo rosacea (skuqje e fytyrës), mund të përkeqësohen edhe më shumë nga stresi.