Në intervistën e me gazetën e njohur, Era ka rrëfyer ndër të tjera se sa e lumtur është kur e krahasojnë me Sia-n dhe Rihanna-n, por në të njëjtën kohë, edhe përgjegjësi për të. Në një kohë kur video e saj, ‘Bonbon’ ka arritur më shumë se 180 milionë klikime në YouTube, Era po vijon të rreshtojë suksese njëri pas tjetrit.

E pyetur për koncertin e saj të parë dhe për pjesën më të bukur të tij, Era ndër të tjera, rrëfen: “Koncerti i parë ishte për Vitin e Ri 2016. Ishte live me një band. (Nuk e marr në konsideratë të kënduarin me playback, sepse nuk më bën të jem 100% unë). E vetmja gjë që do të ndryshoja në industrinë e muzikës shqiptare janë performancat skenike playback. Mendoj se do t’i kthej ato live.”
Po ashtu, Era ka folur edhe për projektet e reja muzikore dhe për koncertet që do të ketë së shpejti në turin e saj europian.
