Themeluesja e markës Drybar, Alli Webb ka investuar gjithë jetën për të kthyer kaçurrelat e elektrizuara në një plan biznesi të shkëlqyeshëm dhe pastaj është kthyer nga një mama me kohë të plotë në krijuesen e 60 pikave të 60 Drybar. Ndërkohë që merret me krijimin e produkteve të flokëve dhe shkruan librin e saj, The Drybar Guide to Good Hair for All, Webb jep disa këshilla si t’u japësh pamje tjetër flokëve gjatë ditëve të javës, pa u çuar nga tavolina e punës.
Shto volumin
“Spruco një solucion të ngjashëm me ujin e detit, si Mai Tai Spritzer ($25; shop.nordstrom.com) në rrënjë dhe përdor gishtat për të shpupurisur flokët,” thotë Webb.
Shtro majat
“Flokët janë korniza e fytyrës, kështu që nëse nuk ke kohë për një krehje me tharëse, rregullo vetëm majat për ta bërë kornizën më të mprehtë. Apliko pak krem shkëlqyes për flokët si Chaser Shine Cream ($29; shop.nordstrom.com) në majat e gishtave dhe pastaj rrotullo ca fije flokësh rreth gishtave për t’u dhënë formë”, thotë Web.
Kapi
“Kur ke dyshime, kapi topuz lart. Duket i rregullt dhe të mbron nga efekti i lagështisë. Të duhet një furçë si Lil’ Lemon Drop Detangling Brush ($10; shop.nordstrom.com) që mund tam bash në kuletën e grimit ose në sirtarin e tavolinës”, thotë ajo.