Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Sherr mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës në ditëlindjen e Behxhet Pacollit

$
0
0

Mbrëmjen e kaluar është festuar ditëlindja e një prej politikanëve dhe biznesmenëve më të njohur në Kosovë, Behxhet Pacolli, me një koncert në vilën e tij luksoze.

Lista e këngëtarëve që performuan në këtë koncert është e gjatë dhe përfshin emra si Fisnikët, Gold AG, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, KAOS, Elita 5, Dafina Zeqiri dhe Ledri.

Sipas Blitz, midis Dafinës dhe Ledrit ka ndodhur një sherr, shkaku i të cilit ishte fakti se dy artistët kërkonin ta mbyllnin vetë koncertin.

Po të njëjtat burime deklarojnë se:“Sherri mes tyre ishte me tone aq të larta e të ashpra, sa për një moment menduam se do rriheshin”.

Në një mënyrë a tjetrën, ish-çifti është qetësuar dhe si përfundim, ajo që e mbylli koncertin ishte Dafina.

Sipas mediave kosovare, Dafina ishte edhe më e paguara në festën e organizuar nga politikani kosovar. /Blitz.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>