Edhe pse katër ditë para datës që kishin planifikuar të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, tërmeti goditi Italinë, ata i kanë çuar deri në fund planet për të cilat përgatiteshin prej më shumë se një viti.
Një pjesë e kishës, ku ata kishin menduar të betoheshin për dashurinë e tyre, ishte shpërbërë gjithashtu nga tërmeti.
Megjithatë, Ramon dhe Martina Adazzi, e kurorëzuan dashurinë e tyre në qytetin Asquasanta Terme, pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrues, që ka lënë të vdekur qindra persona.
Çifti u ndje zemërthyer në momentin kur prifti u tha atyre se altari i kishës ishte i mbuluar nga rrënojat. Muret ishin çarë dhe afresket e shekullit të 16-të ishin zhdukur.
Ndërtesa të cilën ata e kishin ëndërruar gjithmonë nuk mund të përdorej më. Por, çifti u zotua për ta vazhduar ceremoninë.
Deri më tani, të paktën 290 persona kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi orët e para të mëngjesit së të mërkurës. Megjithatë, bilanci është ende provizor. Kërkimet vijojnë, por shpresat për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha, sa vinë e shuhen me kalimin e minuatave.
Gjatë pasdites së sotme, toka është lëkundur sërish nga një tërmet 4.6 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër pranë Arquata del Tronto (Ascoli Piceno). /Syri.net