Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Viruset 10 herë më të rrezikshëm nëse infektojnë në mëngjes

$
0
0

Zbulohet se viruset janë më të rrezikshëm kur infektojnë viktimat gjatë mëngjesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi rezultatet e të cilit u publikuan në revistën PNAS, tregoi se viruset janë dhjetë herë më të suksesshëm kur kryejnë funksionin e tyre gjatë mëngjesit sesa gjatë orëve tjera të ditës.

Në kuadër të hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Cambride-it, një grup minjsh u injektuan me virus gripi ose urdhjeje. Shkencëtarët zbuluan se virusi i injektuar në mëngjes ishte 10 herë mi i efektshëm sesa ai i futur në mbrëmje.

Theksohet se viruset, të cilët ndryshe nga bakterjet dhe parazitët përpiqen të shumohen duke e zaptuar mekanizmin brenda qelizave, në mbrëmje “Nuk mundën ta zaptojnë fabrikën pasi që të gjithë punëtorët shkuan në shtëpi”.

Në hulumtim po ashtu u theksua se prishja e orës së trupit e shkaktuar nga udhëtimi i gjatë me aeroplanë dhe puna me ndërrime, sjell trupin në mënyrë permanente në gjendje të pambrojtshme kundër infeksioneve.

Pritet që punimi të kontribuojë në gjetjen e metodave të reja për parandalimin e epidemive.

Shkencëtarët tërheqin vëmendjen se mosdalja nga shtëpia gjatë orëve të ditës në raste epidemish mund të ketë rëndësi sa i përket mbrojtjes nga sëmundja.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>