Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Ja si e lufton arra kancerin e prostatës

$
0
0

Meshkujt të cilët vuajnë nga kanceri i prostatës mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes me 34%.

Këtë ka treguar një studim i pacientëve të sëmurë, pas një diete të pasur me arra. Ky studim, i publikuar në gazetën britanike “Journal of cancer”, ka ardhur pas vëzhgimit të 47 mijë njerëzve për më shumë se 26 vjet.

Ekspertët e “Harvard Medical Schoo”, kanë parë normat e vdekjes dhe kanë gjetur se të sëmurët që konsumonin 5 herë në javë arra, kishin më pak shanse për të vdekur.

Kjo për shkak se arrat janë të pasura me “tocopherols” e cila gjendet në vitaminën E, e cila ka rezultuar se mund të luftojë kancerin e prostatës.

Megjithatë edhe kikirikët, të cilët konsumohen shumë nga amerikanët ndikojnë pozitivisht në luftën kundër kancerit, duke mos abuzuar. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur se konsumimi i arrave mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>