Në emisionin e djeshëm “Procesi Sportiv” ndër të tjerë ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere. Në panelin e të ftuarve ishte edhe ish-presidenti Bamir Topi, i cili u bë shkak i gafës që bëri Xhensila.

Kur moderatori e pyeti Xhensilën për veshjen e saj, ajo tha se kishte zgjedhur ngjyrën blu meqë mori vesh se në studio do të ishte i ftuar edhe Bamir Topi. “Zgjodha ngjyrën blu meqënëse mora vesh se do të ishte i ftuar edhe z.Topi, kështu mendova të përshtatesha”- tha ajo, duke e ditur ende ish-presidentin pjesë të Partisë Demokratike.
“Me kë parti është Topi?”- pyeti moderatori Xhensilën, duke e vënë atë në siklet. “Me Partinë Demokratike, sigurisht”- tha Xhensila, e cila me siguri nuk ishte informuar se tashmë Topi është kryetar i FRD-së.
Kjo përgigje e Xhensilës shkaktoi të qeshurat e të ftuarve në panel dhe Edi Manushi u detyrua të ndërpriste emisionin duke futur reklama, edhe pse ishin pak minuta para mbylljes së emisionit.