Duke u munduar që të duken sa më mirë dhe të lënë përshtypje të mira, shpesh herë femrat bëjnë gabime me të cilat humbasin vëmendjen e meshkujve. Shijet janë të ndryshme, por për gjërat që do t’i përmendim këtu pothuajse të gjithë meshkujt e kanë mendimin e njejtë.
Grim i tepruar
Për tu dukur sa më mirë, por edhe më tërheqëse tek gjinia e kundërt, femrat ndodh që shpesh herë ta teprojnë me grimin. Vëndojnë shtresë mbi shtresë për t’i mbuluar mangësitë që kanë, duke mos kuptuar se me këtë në fakt i largojnë meshkujt. Shumë hulumtime kanë vërtetuar se meshkujt preferojnë një pamje natyrale, ndërsa teprica e grimit mundet vetëm t’i largojë ata.
Sjellje e shthurur
Shumica e femrave besojnë se me aludime seksuale, sjellje sfiduese dhe shkuarje në krevet do ta tërheqin një mashkull, edhe pse e vërteta është komplet ndryshe. Vajzë vetëm për në shtrat dhe vajzë për lidhje janë dy gjëra krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.
Të qëndruarit e uritur
Meshkujt absolutisht largohen nga femra që turpërohen të hanë. Ata duan ta shohin se si një femër kënaqet në ushqim, për këtë arsye sallatat dhe dietat e ndryshme për darkë t’i harroni kur të dilni në takim. Sepse, për shkaqe të pa njohura, vajzat që duan të hanë për to janë mjaft tërheqëse.
Alkoolizmi
Lirisht pini ndonjë pije, por mos u mundoni t’i tregoni se sa shumë jeni në gjendje të pini. Femrat që pijnë pije njëra pas tjetrës, ndoshta ajo edhe mund të jetë zbavitëse, por mashkulli me siguri që nuk do ta konsiderojë si kandidate për lidhje.
Sjellje fyese
Nëse burrat urrejnë ndonjë gjë, atëherë ajo është femra që sillet keq. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për mundim të tepruar për të pasur kontakte fizike, por edhe për kontakt verbal. Teprimi me komplimente dhe qeshja me çdo fjalë që e thotë ai vetëm se do ta largojë nga ju.