Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gjermania ka përdorë një flotë prej 351 nëndetësëve me qëllim që të zhvillojë luftë kundër anijeve të kundërshtarëve.
Duke u përballë me një bllokadë të madhe detare nga britanikët, gjermanët më 4 shkurt 1915 i’u përgjigjën atyre duke deklaruar se ujërat përgjatë ishujve britanik si “zonë lufte”, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse nëndetëset gjermane ishin të ngathëta për t’i shkaktuar dëm atyre britanike, në këtë mes ata që humbën më shumë ishin anijet tregtare dhe civile që vepronin në këtë “zonë lufte”.
Fundosja e anijeve civile të tilla si R.M.S Lusitania, sipas historinëve ishte një ndër shkaqet që SHBA-të i’u bashkuan luftës në anën e aleatëve.