Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Fama e berberit, merr edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli

$
0
0

Një prej berberëve më të njohur në Prishtinë, Alberti i sallonit “Moda” që punon prej shumë vitesh ka arritur të tërheq me famën e tij edhe të parin e parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, njofton RTK.

Berberi më i njohur në Prishtinë, Alberti i sallonit “Moda” që punon prej shumë vitesh në këtë profesion të trashëguar nga babai, ka arritur të tërheq me famën e tij edhe të parin e parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Berberi, i cili njihet si person që qeth prej dhjetëra vitesh qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm.

Alberti tha për Indeksonline se të kesh një klient si Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, është një privilegj për të.

Dyqani i tij ndodhet në lagjen e vjetër të Prishtinës, që quhet Tophane, apo nën hekurudhën.

“Unë punoj në këtë zanat prej vitesh, zanat që kemi trashëguar prej babit. Me dy vëllezërit e mi, Armendin dhe Tahirin punojmë së bashku në dy sallone në Prishtinë. Nga vitet 70-ta, kur është hapur dyqani jonë, në këtë vend kanë prerë flokët një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës. Kemi klientë nga më të ndryshmit, duke filluar nga qytetarët e thjeshtë e deri tek figurat më të njohura”, tha Alberti.

Por ai e pranon që prej figurave më të larta që prenë flokët tek ai, është Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Një prerje flokësh tek Alberti kushton 2.5 euro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861