Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Shëro problemet e frymëmarrjes me këtë recetë

$
0
0

Secili prej nesh në një moment të caktuar të jetës ka hasur në probleme me mushkëritë. Ka shumë probleme të ndryshme mirëpo më të zakonshmet janë bronhiti, asma dhe llojet e ndryshme të të kollave. Problemet e mushkërive mund të shkaktohen nga infeksione të ndryshme apo nga gjendje tjera, siç janë alegjitë dhe konsumimi i duhanit.

Sidoqoftë, ne ua sjellim receptin e një ilaçi popullor që do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemit tuaj me mushkëritë, ky ilaç është i vjetër dhe efikas ndërse ne ua sjellim formën origjinale të përgatitjes së tij.

Ja se si përgatitet…

Përbërësit:

– gjysëm kilogrami qepë

– gjysëm kilogrami sheqer

– dy limonë

– 5 litra ujë

– 7 lugë me mjaltë natyrale

Përgatitja:

Fillimisht e marrim sheqerin dhe e vendosim në një enë të metalit, vendoseni mbi stufë, gatuajeni në një temperaturë të ulët dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë kafeje të artë. Pastaj e shtoni qepën e imtësuar dhe e gatuani bashkë me sheqerin, i shtoni më pas ujin dhe i gatuajmë së bashku në një temperaturë mesatare derisa uji të avullohet dhe të ngelet 1/3 e tij, shkruan femra.net. Lereni enën anash që të ftohet e më pas i shtojmë lëngun nga dy limonët e shtrydhur dhe mjaltin. Përfundimisht lereni përzierjen të pushojë pak, e pastaj e tendosim dhe e ruajmë në shishe qelqi.

Si t`a konsumojmë:

Është e rëndësishme që të mbani mend të konsumoni një lugë nga ilaçi para çdo vakti derisa të harxhohet e tëra. Nëse edhe pas ëksaj terapie keni probleme me mushkëritë, përsëriteni proçesin e ilaçit derisa t`i shëroni mushkëritë plotësisht.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>