Njerëzit, mendimet e të cilëve janë më të gëzueshme, ndërsa shikimin në jetë e kanë optimist kanë më shumë masë gri të trurit, prandaj truri edhe u punon më mirë. Ata te të cilët dominojnë mendimet e pakënaqura dhe të zymta, kanë edhe trurin më të vogël.
Ata të cilët jetojnë me më pak tension, e shikojnë jetën në mënyrë më optimiste dhe kënaqen me të, jetojnë më mirë, më gjatë, me më pak probleme shëndetësore, sepse kanë më shumë masë gri, prandaj edhe truri u punon më mirë, transmeton koha.net.
Këto fakte për mendimet optimiste njerëzit shpesh i nënvlerësojnë dhe i injorojnë, por konfirmimin për to e kanë marrë hulumtuesit e mbledhur në ekipin shkencor nga Universiteti i Washingtonit. Optimizmi dhe pesimizmi ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mental.
Rezultatet kanë treguar që humori i mirë ka pasoja edhe në strukturën e trurit. Hulumtimi bazohet në analizën e aktiviteteve fizike (shëndet, aftësitë motorike dhe fizike) dhe aktiviteteve mentale (të qenët i kënaqur, lumturia, dhe shikimi ndaj jetës) e njerëzve të pjekur dhe të shëndoshë gjatë viteve.
Studimi ka përfshirë edhe matjen e trurit, prandaj kështu që u tregua që meshkujt në periudhën në mes moshës 44 dhe 88-vjeçare, të cilët janë në kategorinë e optimistëve dhe sevdallinjve kanë më shumë masë gri të trurit sesa pesimistët, truri i të cilëve, siç treguan matjet, zvogëlohet.
Pra, jetë të gëzuar e pa telashe për tru të shëndetshëm, ndërsa nëse ndiheni në ankth, jeni të zymtë dhe keni mendime të errëta, kini kujdes sepse truri do t’ju zvogëlohet!