Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Dyqani pa shitës në Suedi

$
0
0

Robert Ilias, Ekspert i IT-së doli me idenë për të hapur një dyqan për shitjen e produkteve elementare për 24 orë në ditë, pa angazhuar asnjë shitës.

Dyqani në qytetin suedez “Vicken” është i hapur 24 orë në ditë, dhe nuk ka asnjë të punësuar. E gjithë shitja bëhet nëpërmjet telefonit.

Në qytetin e vogël, si dhe në qytete të tjera, dyqane të shumta të vogla që shesin produkte ushqimore janë mbyllur për shkak të ndikimit që kanë qendrat e mëdha tregtare.

Në saje të idesë së tij, tani banorët e Vicken, muajin e kaluar kanë vizituar dyqanin pa shitës, që është i hapur hapur 24 orë.

Shitorja nuk ka kosto shtesë për pagat e punëtorëve për shkak se nuk ka të punësuar, por duhet vetëm për të plotësuar raftet me produkte kur zbrazen, dhe këtë e bën Robert Ilias.

Për çështjen e sigurisë Robert thotë se hajnat nuk kanë asnjë interes për dyqanin e tij, sepse nuk ka të holla, alkool, cigare, por vetëm bukë, qumësht, ushqime për fëmijë, dhe të ngjashme, dhe natyrisht ka kamera të sigurisë, transmeton parrotlla.net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>