Këngëtarja e njohur britanike Adele ka shkëlqyer mbi tepihun e kuq para ceremonisë së çmimeve muzikore “Brit Awards 2016”.
Krijuesja e hitit “Hello” mori vëmendjen e të gjithëve me fustanin e kuq dhe me formë më provokuese në krahasim me atë që njerëzit janë mësuar të shohin nga ajo.
Adele është e kthyer në këtë ceremoni pas katër vjetësh mungesë.
Këngëtarja e famshme është e nominuar në katër kategori.