Rita Ora sapo ka bërë bashkëpunimin e ri me gjigantin e veshmbathjeve sportive Adidas, transmeton Koha.net.
Këngëtarja shqiptare është pjesë e reklamës së fundit të atleteve “Stan Smith” të Adidasit, raporton Hollywood Life.
Sipas këtyre raporteve, thuhet se dizajni i ri është bërë nga Rita Ora, ndërsa është frymëzuar nga atletet e bardha të tenisit.
“Në të vërtetë, këto atlete janë të përshtatshme për vajzat britanike”, raporton Hollywood Life, duke shtuar se Rita Ora është artistja e parë femër që bashkëpunon në këtë nivel me Adidasin.
Atletet “Stan Smith” të Ritës për Adidasin janë inspiruar edhe nga pop-artisti Roy Lichtenstein, ndërsa bukuroshja shqiptare ka vënë edhe ‘logon e saj dalluese në pjesën e përparme të tyre’.
Për këngëtaren famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe kompania e njohur e veshjeve sportive “Adidas”, kjo nuk është hera e parë që bashkëpunojnë.
Ajo deri më tani ka dizajnuar edhe trenerka e artikuj tjerë për kompaninë e njohur të veshjeve sportive, të cilat kanë dalë të jenë tejet të suksesshme.