Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Itali, çaji që përmban kokainë me vite është shitur në dyqane

$
0
0

Çaji i bimëve i cili përmban kokainë me vite është shitur nëpër dyqanet në Itali. Kjo u zbulua pasi një shofer autobusi ishte pozitiv në substancën e ndaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoferi me emrin Roberto ankohej duke thënë se është i pafajshëm, se i vetmi shkak që ka mundur të bie në testin urinar të drogës është se një ditë më herët ka pirë çajin “delisse alla coca”, theksojnë mediat italiane.

Shoferi pohoi se kur ka pirë çajin është ndjerë vigjilentë, ndaj doktori e luti që të sjellë një qese të çajit në zyrën e tij. Doktori piu një filxhan çaj dhe më pas testoi veten dhe doli se ishte pozitiv në kokainë.

Autoritetet kanë dijeni për këto raste, prandaj edhe hetuan dyqanet ku është shitur çaji. Është vërtetuar se pronari ka dokumente personale të domosdoshme për shitjen legale të çajit, të cilin e ka marrë nga Milano nga tregtarë me prejardhje nga Peruja. Policia konfiskoi sasinë e gjetur të çajit, ndërsa pas testimit u vërtetua se përmban sasi të vogla të kokainës.

Ndërkohë në Peru çajet në bazë të kokainës konsumohen prej mijëra vitesh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>