Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Si të masim pulsin?

$
0
0

Në përgjithësi, sa më i lartë pulsi në qetësi, aq më i ulët niveli i fitnesit fizik dhe anasjelltas sa më i ulët pulsi, aq më i madh fitnesi fizik. Disa sportist mund të kenë 40 të rrahura në minutë në gjendje qetësie.

Kjo metodë është edhe një parametër për të matur efektin e ushtrimeve në trupin tonë, duke e përcjellur atë për disa muaj, të shihni nëse pulsi në qetësi është ngritur, ulur ose ka mbet i njëjti. Nëse ushtrimet kanë qenë të suksesshme, pritet që vlerat e pulsit në qetësi të bien ose të paktën të qëndrojnë të pandryshuara.

Njëra nga mënyrat e komunikimit të trupit tonë me neve është pikërisht pulsi, nëse vlerat e tij rriten më të njëjtin intensitet të punës me të cilin kemi punuar me herët atëherë do të thotë që koha e rikuperimit nuk ka qenë e mjaftueshme dhe trupit tonë i nevojitet më shumë pushim për të rikuperuar plotësisht. Rikuperimi mund të bëhet edhe aktivisht duke reduktuar intensitetin dhe frekuencën e ushtrimeve.

Koha më e përshtatshme për ta matur pulsin është menjëherë kur zgjohemi në mëngjes.

Këtë mund ta bëjmë shumë thjesht duke vendosur gishtërinjtë ose mbi arterien radiale në kyçin e dorës ose mbi atë karotide në qafë.

Numëroni rrahjet për 60 sekonda dhe kjo është vlera e juaj e pulsit në qetësi. Jo domosdoshmërisht është e nevojshme që pulsi të matet për 60 sekonda pandërprerë. Këtë mund ta bëni për vetëm 10 sekonda dhe atë vlerë pastaj ta shumëzoni me 6.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>