Skeleti i një dinosuari 155 milion vjeçar pritet të dalë në ankand së shpejti.
Ankandi “Summers Place” i cili do të zhvillohet në Billinghurst, West Sussex të Anglisë këtë javë përfshin dhe shumë fosile të tjera historike.
I zbuluar në Wyming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës skeleti i dinosaurit të quajtur “Ali i vogël” është skeleti më i plotë i gjetur deri më tani.
Më shumë se 95% i skeletit është i paprekur dhe pritet që shumat e ofruara në ankand të shkojnë rreth 500 mijë paund.