Nëse ju dëshironi ta lejoni foshnjën të mbajë biberon, duhet të keni shumë kujdes, sepse ai mund t`i bëj dëm foshnjës suaj.
Ja disa këshilla që ju duhet t`i dini:
- Kujdes … biberoni mund të bëhet burim infeksioni, nëse e përdorin edhe fëmijë të tjerë, si dhe kur na bie në tokë e nuk e pastrojmë.
- Biberoni duhet të lahet dhe të sterilizohet.
- Mos e futni biberonin në gojën tuaj, pasi bakteret që mund të ndodhen në gojën tuaj mund të kalojnë te fëmija.
- Kujdesuni që biberoni të jetë në gjendje të mirë. Një biberon i dëmtuar mund ta dëmtojë gojën e fëmijës nga brenda, pra zëvendësojeni me një biberon të ri.
- Kurrë mos e lyeni biberonin me diçka të ëmbël për ta qetësuar fëmijën.
- Një dhëmb që është duke dalë mund të dëmtohet nga biberoni i lyer me diçka të ëmbël.
- Goja e fëmijës ndryshon formën me rritjen e tij, pra biberoni nuk duhet mbajtur për një kohë të gjatë, sepse pengon në zhvillimin normal të formës së gojës.
- Këshillimi për heqjen e biberonit mund të bëhet në formë ledhatimi apo përqafimi, si dhe mund ta stimuloni, nëse do të qëndrojë pa biberon.
- Është mirë që biberonin të mundoheni t’ia hiqni fëmijës para se të fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm.
- Fëmijët që mbajnë biberon, e kanë më të lehtë ta heqin atë sesa fëmijët që mbajnë gishtin në gojë.
- Mos i thoni fëmijës në mënyrë të prerë: Hiqe biberonin nga goja!”, sepse është rrezik që ai e heq biberonin dhe e vendos gishtin në gojë, atëherë ju keni bërë një hap prapa.
- Mos i thoni shpesh fëmijës “hiqe biberonin nga goja”.
- Mos ia hiqni fëmijës biberonin menjëherë, por pak e nga pak, që do të thotë ta limitoni kohën e mbajtjes së biberonit gradualisht, p.sh.. fëmijës fillimisht mund t’ia heqësh biberonin kur është duke fjetur.
- Ka fëmijë që dhe kur hyjnë në klasë të parë, e duan biberonin me vete. Mundohuni të bisedoni e ta bindni, duke i thënë që të mos e marrë atë kur shkon në shkollë dhe kur të kthehet nga shkolla ta vendosë përsëri, do ta shikoni që fëmija juaj nuk do ta pëlqejë më vonë biberonin.