Reperi Gold Ag ka finalizuar projektin e tij më të ri të cilin do ta sjellë të realizuar me videoklip.
“Në shtëpinë tënde” titullohet projekti, teksti i së cilës i kushtohet fesë islame dhe muajit të bekuar të Ramazanit, transmeton Lajmi.net
Ky videoklip do të publikohet ditën e enjte (dita e parë e Ramazanit) në orën 14:00.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi i cili ka publikuar një foto së bashku me Mirton Xhekaj nga produksioni “Mirtoni Records”, i cili është njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të reperit.