Quantcast
Channel: Për qejf – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861

Vetitë kuruese të bananes

$
0
0

Bananja është një ndër frutat tropikalë që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmit të njeriut.

Ajo është e pasur me lëndë të ndryshme si sukrozë, fruktozë, glukozë dhe fibra, duke pasur një ndikim të madh në përforcimin e energjisë.

Një studim zbuloi se dy banane mund t’ju furnizojnë me energji të mjaftueshme për të përballuar një stërvitje 90-minutëshe. Kjo është arsyeja pse bananja është fruti i preferuar i sportistëve.

Disa nga vetitë kuruese të bananes janë:

Kuron ulcerat

Bananet janë përdorur si mjete natyrore për të kuruar sëmundjet e zorrëve, zvogëlojnë irritimin dhe mbi-aciditetin e zorrëve.

Kuron aneminë

Për shkak të niveleve të larta të hekurit, konsumimi i rregullt i bananes mund t’ju ndihmojë të luftoni aneminë. Hekuri stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për këtë arsye rrit nivelin e hemoglobinës në gjak.

Rregullojnë presionin e gjakut

Bananja është e pasur me kalium dhe natrium, që e bën atë të përsosur për rregullimin e presionit të gjakut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 15861


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>